top of page
Search

Një ditë në jetën time me unazën inteligjente HÔVER

ree

Nëse më pyesin cili ka qenë aksesori më i vlefshëm që kam blerë ndonjëherë? Përgjigjja ime është: HÔVER Ring. Jo vetem sepse duket bukur, por sepse është bërë pjesë e përditshmërisë sime në një mënyrë që nuk e kisha imagjinuar.

Më lini tua shpjegoj se si më ka ndihmuar kjo unazë e mrekullueshme në përditshmërinë time, por së pari duhet të dini se ajo është si të kesh një trajner, një dietolog, një kujdestar gjumi dhe një mini-laborator shëndeti… të gjitha vetëm në një unazë minimaliste e falë suportit te stafit HÔVER.



Zgjimi me të dhënat e mia.

Sapo hap sytë, kontrolloj raportin e gjumit në aplikacionin nga HÔVER.

Aplikacioni më tregon:

  • Fushat e gjumit (REM, deep sleep, light sleep) 💤

  • Nëse trupi im ka rikuperuar 💪

  • Nivelin e stresit 📊

  • Readiness score — që më thotë sa gati jam për ditën 🔥

Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë sepse:

vendimet e mia nuk bazohen në hamendje, por në të dhëna.

Nëse Unaza HÔVER tregon që jam rikuperuar mirë ateherë bëj stërvitje më intensive. Nëse tregon lodhje mundohem ta mbaj ditën më të lehtë. Kjo gjë i jep ditës sime një fillim emocionues dhe interesant.



Stërvitja ime, por më inteligjente.

Kur shkoj në palestër, HÔVER Ring mat:

  • Ritmin e zemrës 🫀

  • Intensitetin e ushtrimeve 🔥

  • Kohëzgjatjen e stërvitjes etj ⌛

Praktikisht, është një trajner personal në gisht.

Stërvitja ka filluar të bëhet më e zgjuar, jo më e lodhshme për mua.

Po rezultatet?

Ato vijnë më shpejt, pa dëmtime, dhe me shumë më pak zhgënjim.



Dieta që më duhet.

Pas punës, unaza më tregon nivelin e lodhjes dhe ritmin e stresit. Në bazë të këtyre të dhënave, stafi HÔVER më sugjeron dietën e ditës dhe ushqimet që më duhen për të rikuperuar energjinë.

Jo receta të përgjithshme, por këshilla të personalizuara që lidhen direkt me mënyrën si ka reaguar trupi im gjatë ditës.

Me këtë kombinim të të dhënave + udhëzimeve profesionale, e di saktësisht çfarë më duhet për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të mbajtur trupin në formë pa u ngatërruar me teori.

Në programin tim dietik, marr sugjerime të personalizuara bazuar në:

  • Aktivitetin ditor 👣

  • Sa kalori kam djegur 🔥

  • Nivelin e stresit 🩸

  • Si kam fjetur natën e kaluar 🥱

Dieta ime më në fund është personalizuar mbi trupin tim, jo mbi një plan gjeneral të zakonshëm.




Reflektimi dhe qetësia

Para gjumit, unaza mat:

  • Ritmin e zemrës në pushim (Resting Heart Rate)🫀

  • Variabilitetin e zemrës (Heart Rate Range) 📊

  • Nivelet e stresit 🩸

Kështu më ndihmon të mbyll ditën time me qetësi.

E çuditshme se si një pajisje kaq e vogël mund të krijojë një ndjenjë të madhe kontrolli.



Përfundimet:

Një aksesor i vogël, me një ndikim të madh.

HÔVER Ring nuk është thjesht një unazë inteligjente.

Është një mënyrë e re për të kuptuar trupin tim, për të përmirësuar shëndetin tim dhe për të jetuar çdo ditë me më shumë ndërgjegje.

Nëse ka diçka që kam kuptuar, është kjo:

Kur njeh trupin tënd, kontrollon jetën tënde.

Dhe faleminderit stafit HÔVER i cili me ndihmoj gjatë rrugës me mjetet më të mira për ta bërë këtë ndryshim të mundur.

 
 
 

Comments


bottom of page